Sport
6 March 2026
Dëmtimet shqetësojnë Kombëtaren para “Play Off”-it me Poloninë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, po ndjek nga afër formën e futbollistëve kuqezi që aktivizohen në kampionatin turk, mes tyre edhe Ernest Muçin. Ai së bashku me stafin teknik ishte i pranishëm në ndeshjen mes Beshiktashit dhe Rizerporit, ku luajnë edhe Asllani dhe Laçi.

Megjithatë, rreth 20 ditë para ndeshjes së “Play Off”-it kundër Polonisë, disa nga lojtarët e Kombëtares përballen me probleme fizike. Sipas mediave angleze, Armando Brojës i duhen edhe rreth dy javë për t’u rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju, ndërsa ai mungon prej më shumë se një muaji me Burnley-n.

Në dyshim për këtë përballje mbetet edhe Mirlind Daku, i cili prej dy muajsh vuan nga një problem në tendinën e akilit dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet në fushë. Ndërkohë, Medon Berisha pritet të mungojë me siguri, pasi dëmtimi i pësuar me Lecce-n rezultoi më i rëndë dhe rikthimi i tij parashikohet vetëm në fillim të prillit.

Probleme fizike ka pësuar edhe portieri i tretë i Kombëtares, Simon Simoni, i cili u dëmtua me skuadrën e Kaiserlautern.



Të ndryshme
Më shumë
Sot lirohen nga spitali 26 të lënduar në aksidentin në Kroaci, pritet kthimi i tyre26 July 2021
Ish-ministri shqiptar: Aeroportin e Rinasit ta quajmë Lepa Brena10 August 2021
Biden mesazh terroristëve: Ne do t’ju ndjekim dhe ju do ta paguani27 August 2021