Nga Rajoni
20 October 2026
Belinda Balluku paraqitet sërish në SPAK, ja çfarë i komunikoi Prokuroria e Posaçme ish-zv.kryeministres

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj.

Sipas burimeve të Tch, Ballukut i është komunikuar zgjatja e afatit të hetimeve, të cilat pritet të vijojnë deri në muajin janar.

Në thirrjen e sotme, përveç zgjatjes së afatit të hetimeve, Balluku është thirrur edhe për të caktuar datën e radhës kur do të japë shpjegime.

Kjo datë nuk dihet ende, pasi vendoset nga vetë Balluku dhe avokati i saj në bashkëpunim me prokurorinë.

Balluku akuzohet nga SPAK për shkelje me tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.



Të ndryshme
Më shumë
“Paguhem 2500 euro në muaj, 400 më shkojnë për qera” – flet një nga shoferët e kamionëve në Gjermani21 October 2021
BDl takon arsimtarët dhe profesorët tetovar (FOTO)26 June 2020
“Përputhen” – Sindi tallet keq flokët e reja të Arjan Konomit 9 September 2021