Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes së një gazetari në lidhje me kërkesën e studentëve shqiptarë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, theksoi se qëndrimi i Qeverisë është i qartë.
"Një gjë është sistemi gjyqësor në Maqedoni, e tjetër e drejta për të përfunduar arsimin e lartë në gjuhën amtare. Askush nuk e konteston të drejtën për të përfunduar arsimin e lartë në një gjuhë të ofruar nga shteti. Në Maqedoni, arsimi i lartë në fakultetet juridike organizohet në tri gjuhë të tjera përveç maqedonishtes dhe për ne si Qeveri është logjike që pjesa e shkruar të merret në gjuhën në të cilën është themeluar arsimi i lartë", thotë Mickoski.
Kryeministri thotë se në pjesën gojore ku simulohet një mosmarrëveshje civile dhe një penale do të thotë drejtësi dhe kur flasim për ligjin dhe sistemin e drejtësisë kemi parimin “franca lingua” pra një gjuhë.
"Në Maqedoni ajo gjuhë është maqedonase dhe sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias duhet të respektohet mendimi i institucioneve ndërkombëtare. Pra, sistemi gjyqësor në Maqedoni mbetet “franca lingua”, pra një sistem në të cilin gjuha maqedonase do të jetë ajo zyrtare", shton Mickoski./