Nga Rajoni
22 October 2026
Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Gani Geci ka përjetuar një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore gjatë qëndrimit në Burgun e Pejës, pasi tensioni i gjakut i ka rënë në nivele shumë të ulëta.

Lajmin e ka bërë të ditur Rilind Geci, i cili në emër të familjes Geci ka njoftuar opinionin publik për gjendjen shëndetësore të tij.

Sipas njoftimit, më 20 tetor 2026, rreth orës 15:00, gjatë një kontrolli rutinor, Gani Gecit i është regjistruar tensioni i gjakut në vlerat 60 me 40, pa pasur simptoma paraprake.

Familja ka bërë të ditur se aktualisht stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës po angazhohet për të identifikuar shkaqet e kësaj rënieje të papritur të tensionit.

Në reagimin e saj, familja Geci ka falënderuar stafin e Burgut të Pejës për kujdesin, reagimin profesional dhe angazhimin institucional.

“Në këto momente të vështira, familja jonë vlerëson lart përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e të gjithë atyre që po angazhohen për shëndetin dhe mirëqenien e vëllait tonë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Rilind Geci.

Deri më tani, familja nuk ka bërë të ditur shkakun e rënies së tensionit, ndërsa po priten rezultatet e vlerësimeve mjekësore.



Të ndryshme
Më shumë
Vaksina e kompanisë CureVac vetëm 47 për qind efikase kundër COVID-1917 June 2021
Matoshi për marrëveshjen në Bruksel: Kosova riktheu vëmendjen e fjetun të ndërkombëtarëve 1 October 2021
Anije e Frontex fundoset në Kastellorizo, plagosen 4 persona në bord16 March 2026