Hoti ka thënë se Përparim Rama, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami dhe dy tre emra të tjerë, do t’i bënin nder LDK’së nëse do të zgjidheshin ndonjëri kryetar partie.
Ai ka thënë se do të angazhohet që procesi zgjedhor të jetë i hapur dhe transparent.
Ndërkohë për lidershipin aktual të LDK’së ka thënë se duhet ta kuptojë që s’mund të vazhdohet me mendësinë e deritanishme.
“Na duhet një kryetar që na bashkon”, ka thënë Hoti për Nacionale.