Nga Vendi
7 June 2021
Historike në Maqedoni, vetëm një i infektuar me COVID-19 për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.375 teste, ndërsa është regjistruar vetëm një rast me coronavirus në Kumanovë.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 204 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar tre viktima nga coronavirusi. Në Kumanovë (55), Tetovë (61) dhe Gjevgjeli (80).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.418, numri i pacientëve të shëruar është 149.496, numri i vdekjeve është 5.458, ndërsa numri i rasteve aktive është 464.

Kujtojmë se një të infektuar ka pasur në ditën e parë kur filloi pandemia në vend, më 16 shkurt të vitit të kaluar./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Rexhepi: Do të ngrejë iniciativë për bashkimin e forcave progresive19 November 2021
MPB: 49-vjeçari i mbytur në Liqenin e Ohrit ka qenë nën ndikim të alkoolit 4 July 2020
Hiqet ora policore për Ferizajn11 December 2020