Nga Vendi
23 October 2026
Kontroll aksional në një objekt hotelierik në Tetovë, gjendet drogë - ndalohen dy persona

MPB Maqedoni njofton se sot (23.10.2026), oficerë policie nga Departamenti i Policisë Kriminale të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe ekipi mobil "Task Force" në koordinim me përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike kryen një kontroll aksional në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë.

"M.R. (48) nga Tetova u gjet para objektit dhe gjatë një kontrolli tek ai u gjet substancë pluhur e bardhë, pas së cilës ai u privua nga liria. Ndërsa, brenda objektit, tek pronari J.T. (54) nga fshati Trebosh u gjetën 15 pako me substancë pluhur të bardhë, pas së cilës edhe ai u privua nga liria".

"Të dy u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse", thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Mijallkovi ka ikur përmes zonë kufitare në Kumanovë?23 February 2021
Ziadin Sela: Sot është dita kur flet sovrani dhe demokracia merr kuptim19 October 2025
Ja kur do të publikohen rezultatet nga regjistrimi i popullsisë 1 October 2021