Nga Vendi
19 October 2025
Ziadin Sela: Sot është dita kur flet sovrani dhe demokracia merr kuptim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, bashkë me familjen e tij, ushtroi të drejtën e votës në ditën e zgjedhjeve lokale. Pas votimit, ai u shpreh se kjo është dita kur sovrani flet dhe demokracia merr kuptim.
“Sot është dita kur flet sovrani dhe demokracia merr kuptim. Bashkë me familjen shfrytëzova të drejtën time qytetare me shpresë që kjo ditë të sjell një të ardhme të ndritshme për komunat tona, për të gjithë ne. Ftoj qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të vendosur, ashtu siç e patëm fushatën, si një ditë feste ta kalojmë dhe këtë ditë,” deklaroi Sela./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Menduan se ishte kufoma e një gruaje të mbytur, ekipet e shpëtimit habiten nga ajo çka gjejnë24 June 2021
Protesta vazhdon para Kuvendit, hidhen mjete piroteknike 5 October 2026
Albulena Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit. Nis zyrtarisht kapitulli i ri politik në Kosovë11 February 2026