Nga Rajoni
24 October 2026
Janjiq: Është e mundur që studentët ta mposhtin Vuçiqin, e çuditshme, por Kosova s’ishte tema kryesore e fushatës

Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka thënë se çuditërisht në këto zgjedhje në Serbia Kosova nuk është tema kyçe. Duke e parë si diçka të mirë që Kosova s’po e mbizotëron fushatën elektorale, Janjiq thotë se është e mundur që Lista e Studentëve ta mposhtë liderin e deritanishëm, Aleksandar Vuçiq.

“Do t’ju them se e mira e këtyre zgjedhjeve është se Kosova nuk është tema kyç. Ndoshta është e çuditshme. Është vërtet mirë se Kosova nuk është temë. Vetëm në manipulimin e Vuçiqit që akuzon të tjerët se ata po thonë se Kosova është e humbur, e kështu bla, bla, bla”, ka thënë Janjiq në një intervistë në KTV.

Janjiq thotë se tema e Kosovës është edhe më pak prezente në programin e Listës së Studentëve.

“Nga ana tjetër, studentët kanë një program që është vërtet zgjedhës. Dhe ata nuk e përmendën Kosovën plotësisht, do të thosha, duke e kuptuar këtë. Ata thjesht thanë se do ta bëjmë këtë sipas gjërave të përgjithshme të Kushtetutës. Sepse nuk u pëlqen të kapen në atë vrimë. Duhet të them vrimë të zezë, në opinionin publik serb. Tani, Vuçiq po ngre shovinizmin dhe nacionalizmin, në të njëjtën kohë, për opozitën, kështu që është shumë e rrezikshme të humbasësh në ato tema. Për këtë, ata janë të përqendruar te lufta ndaj mafias dhe jo te Kosova”.

Për më tepër, Janjiq thotë thekson se bazuar në programin e listës së udhëhequr nga studentët, “ata do ta pranonin realitetin”

“Por nëse mund t’ju tregoja se çfarë gjeta në programin e Listës së Studentëve, ata do ta pranonin realitetin. Duhet të ketë një, do të thosha, proces dialogu ose negociatash, dhe ky nuk është vetëm një proces normalizimi”.

Ndërkaq, Janjit thotë se është e mundshme që pushteti në Serbi të nërrojë, duke shtuar: “është vërtet e mundur me kusht që të ketë numërim mjaft të saktë të votave”.

“E diela është vetëm fillimi i transferimit të pushtetit. Do të kalojmë shumë ditë, javë në përleshje juridike, politike dhe ndoshta fizike për njohjen e rezultateve zgjedhore. Duke i krahasuar tubimin e natës së fundit të Listë së Studentëve dhe tubimin e fundit të partisë së Vuçiqit në Beograd, ju e kuptoni se populli nuk është në anën e Vuçiqit”, tha ai.

“Dhe opinioni publik, sipas kontakteve të drejtpërdrejta këto net me njerëz, energjia e fituesit është në anën e lëvizjes studentore, e cila është paraqitur në atë listë”.



Të ndryshme
Më shumë
Dashtevski: Në KSHZ kanë arritur 48 ankesa17 October 2021
Ademi kritikon Avokatin e Popullit për gjuhën shqipe në provimet profesionale26 March 2026
Rritet çmimi i naftës në tregjet globale14 September 2026