Nga Vendi
17 October 2021
Dashtevski: Në KSHZ kanë arritur 48 ankesa

Votimi po shkon mirë në shumicën e vendvotimeve, por në disa vende janë shfaqur probleme, tha kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski.

Ai njoftoi se gjithsej 48 ankesa kanë arritur në KSHZ.

“Ajo që doli si problem është se deri në orën 12:30 në KSHZ janë paraqitur 48 ankesa për mbrojtjen e të drejtave të votës. 26 prej tyre janë pranuar, 4 janë refuzuar për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe 18 janë ende në proces”, tha Dashtevski.

Dashtevski theksoi se ankesat do të bëhen publike./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Çitaku i kërkon Lajçakut ta kryejë punën e tij, ia kujton kohën kur votonte kundër Kosovës në UNESCO 1 September 2021
Vdes muzicienti i njohur Shefqet Hoxha, babai i Eliza Hoxhës19 August 2021
Habit Biznesmeni i njohur shqipëtar/ Kam nevojë për 1 mijë punëtorë, por shqiptarët nuk duan të punojnë! 3 September 2021