Nga Rajoni
25 October 2026
Rama u bën sërish ftesë për dialog studentëve, ata kërkojnë dorëheqjen e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve këtë të diel.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ftesat për dialog janë vendosur sërish jashtë ambienteve të Kryeministrisë.

Në video shihet një tavolinë prej guri, mbi të cilën janë vendosur ftesat me mbishkrimin “Dialog”, ndërsa përreth saj janë vendosur karrige dhe ulëse prej guri.

Ndërkaq, studentët kanë refuzuar ftesat e mëparshme të kryeministrit, duke vazhduar të këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e Ramës.



Të ndryshme
Më shumë
Tirana shpalli “Qytetarë Nderi” ish-krerët e UÇK-së30 September 2026
Borissov: Pakica bullgare duhet të jetë pjesë Kushtetutës së RMV-së28 October 2021
Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së nga rasti i tij në Apel?25 September 2026