Nga Rajoni
26 October 2026
“Mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime”, letra rrëqethëse e Arlinda Zekajt, tri ditë para vrasjes

Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”.

Këto janë fjalët tronditëse që Arlinda Sylaj Zekaj ia drejtoi Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, përmes një letre të siguruar nga Sinjali, e që mban vulën e pranimit të datës 22 tetor 2026, vetëm tri ditë para se të vritej në Vitomiricë të Pejës.

Në letrën e publikuar në fotografi, viktima kishte kërkuar marrjen e masave urgjente ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre. Ajo kërkonte gjithashtu hetimin e përgjegjësive institucionale dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete lidhur me çështjen për të cilën kishte kërkuar ndihmë.

“Kjo është shpresa ime e fundit”, thuhet në letër, ku shprehej shqetësimi se institucionet mund të reagojnë vetëm pasi të jetë marrë një jetë njerëzore.

Sipas informacioneve, e ndjera kishte kërkuar ndihmën e policisë për dhunë në familje para se të vritej. Dyshohet se gruan e vrau kunati i saj i cili ndodhet në arrati.

Më poshtë letra e plotë:

 



Të ndryshme
Më shumë
Kostoja e jetesës rëndon edhe klasën e mesme në Zvicër: Familjet po shkurtojnë shpenzimet 8 October 2026
Ministrja Janevska kërkon nga Kasami të flasë maqedonisht 9 November 2025
Diaspora në Kosovë, për dy javë vijnë rreth 300 aeroplanë me mbi 41 mijë udhëtarë22 June 2021