Nga Vendi
9 November 2025
Ministrja Janevska kërkon nga Kasami të flasë maqedonisht

Në një aktivitet të organizuar për arsimin në Tetovë, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, është vënë në siklet përballë përdorimit të gjuhës shqipe. Gjatë konferencës për media, ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po u përgjigjej pyetjeve në shqip, ministrja ndërhyri disa herë duke kërkuar që komunikimi të bëhej në gjuhën maqedonase.

Janevska theksoi se kërkesa e saj kishte për qëllim që “të kuptojnë edhe ata që nuk dinë mirë shqip”.

“Ju lutem nëse mundet në gjuhën maqedonase, ju lutem ka mësimdhënës… Më falni kryetar ju lutem shkurt vetëm, që të kuptojmë edhe ne që nuk dimë mirë shqip”, – tha Vesna Janevska.

Ngjarja, e zhvilluar në një qytet ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, u pa nga shumë të pranishëm si një shembull i mungesës së ndjeshmërisë gjuhësore nga ana e përfaqësueses së institucioneve arsimore të vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Çairi respektoi flamurin shtetëror për 28 Nëntorin, por Struga jo, i kam dërguar mesazh Qyrës 4 December 2025
Talebanët në ditën e parë ndalojnë serialet turke dhe ato indiane, heqin edhe reklamat17 August 2021
Sa shumë është trash Enca12 March 2022