Nga Vendi
16 August 2020
Aksident tragjik në Ohër, vdes i riu nga Manastiri

Një person ka humbur jetës si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur pas mesnate në rrugën Ohër-Shën Naum, në hyrje të hotelit Ineks.

Në aksident janë përfshirë tre makina. Makina “Ciroen C3” me targa të Manastirit, “VW Golf” me targa të Ohrit si dhe makina “VW Passat” me targa të Prilepit.

Drejtuesi i makinës “Citroen C3”, 27 vjeçari I.K. pas plagëve të rënda është transferuar në Spitalin “Shën Erzamo” ku ka ndërruar jetë.

Në aksident janë lënduar edhe disa persona, pesë prej të cilëve kanë marrë plagë serioze. Të lënduarit M.S. (27) nga Manastiri si dhe I.M.(32) nga Struga janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup, kurse D.R. (25) nga Shkupi si dhe B.R.(23) nga Ohri dhe një person tjetër nga Manastiri janë shtruar në spitalin “Shën Erzamo” në Ohër.

Dy persona të lënduar në aksident pas kontrolleve në spital janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Ekipet e prokurorisë dhe policisë po punojnë për zbardhjen e rastit si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit,



Të ndryshme
Më shumë
Edi Rama sot në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti – agjenda e plotë e takimeve27 September 2021
Mjeku shqiptar në Zvicër: 80% e pacientëve të hospitalizuar në spitalin që punoj janë shqiptarë, 90% e tyre të pa vaksinuar31 August 2021
Masat e reja, qendrat tregtare presin ulje të fitimit deri në 50%27 August 2021