Nga Rajoni
27 October 2026
Paris Guri për deklaratën e Donika Gërvallës: Ishte skandaloze, qeshte në një ditë zie

Deputeti nga LDK Paris Guri ka komentuar në Kosova Live në T7 deklaratën e ministres Donika Gërvalla lidhur me rastin e Arlindës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur gjatë së Hënës.

Guri e cilësoi deklaratën e Gërvallës si skandaloze, ndërsa tha se Ministria duhej të shpallte ditë zie pas kësaj tragjedie.

“Deklarata e Donika Gërvallës ishte skandaloze, ministria atë ditë qeshte në seancë me një tragjedi shtetërore ku duhej ditë zie” – tha Guri.

Deputeti gjithashtu e ka bojkotuar këtë seancë të jashtëzakonshme të mbajtur dje në Kuvendin e Kosovës.

Dëgjojeni deklaratën e plotë:



Të ndryshme
Më shumë
53-vjeçarja nga Prishtina vdes nga kanceri, banesën ia lë shoqatës së Halil Kastratit26 July 2021
Shkëndije Mujaj i përkushtohet e tëra fesë: S’ka më foto provokative15 May 2020
Moti sot në Maqedoninë e Veriut 2 September 2021