Nga Rajoni
26 July 2021
53-vjeçarja nga Prishtina vdes nga kanceri, banesën ia lë shoqatës së Halil Kastratit

Halil Kastrati nga shoqata Jetimat e Ballkanit ka bërë të ditur se një grua 53-vjeçare nga Prishtina që vdiq nga kanceri e ka lënë amanet për shoqatën banesën e saj.

“Bac, pas vdekjes time banesën dhuroja Halil Kastratit Florie Krasniqi në moshën 53 vjeçare nga Prishtina e kishte lene amanet qe nëse vdesë banesën dhurojani Halilit e aj e din se çka bënë me të”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se vëllai i të ndjerës e ka bërë të ditur historinë dhe amanetin e motrërs.

“Ishte vëllai i saj i cili me lot ne sy na tregoj historinë e motrës dhe amanetin e saj. Floria ka vuajtur nga semundja e Kancerit dhe para nje muaji ndrron jete Fetah Krasniqi( vellau i Flories) na dhuroj çelesat e baneses dhe ne funde na tha: “Tani direkt po shkoj te varri i motres dhe po i tregoj qe emanetin e dergova te Halili”, ka shkruar Kastrati.



Të ndryshme
Më shumë
Foto/”The Sun” tallet me Xherdan Shaqirin, pasi paparacët e kapin në jaht me tre femra 5 August 2020
Kërkohej nga Interpoli i Gjermanisë, shtetasi i Shqipërisë arrestohet në Bllacë 6 July 2020
Flet Dardan Krivaqa që vrau mizorisht 18 vjeçaren! Dyshoja se më tradhëtonte me... 24 August 2021