Nga Rajoni
28 October 2026
U arrestua mbrëmë Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Ai u arrestua mbrëmë rreth orës 23:40 në Deçan, pas angazhimeve operative dhe hetimore të policisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi u realizua pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Sylaj ishte në kërkim nga organet e rendit lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në Vitomiricë.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin në lokalizimin e të dyshuarit, duke theksuar se mbetet e përkushtuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Për veprimet e mëtejshme procedurale, policia ka bërë të ditur se do të veprojë në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Kush ja bën fotot provokuese? Ledina Çelo: Burri ka hequr dorë29 July 2021
Fuqia e një shteti: ShBA-ja ngre aktakuzë ndaj prokurores së Kinës23 July 2021
A do të jetë Fero pjesë e BBVK? – Tregon vetë ai28 October 2026