ShowBiz
28 October 2026
A do të jetë Fero pjesë e BBVK? – Tregon vetë ai

Reperi Fero ka reaguar pas zërave që e kanë lidhur emrin e tij me edicionin e pestë të reality show-t “Big Brother VIP Kosova”.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka mohuar pjesëmarrjen në këtë format, duke iu drejtuar ndjekësve që kanë hasur në rrjetet sociale informacione për hyrjen e tij të mundshme në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

“Shoh ca dezinformime se do jem pjesë e formatit Big Brother të Kosovës. Nuk do të jem”, ka shkruar reperi, duke hedhur poshtë pretendimet që qarkulluan ditët e fundit.

Emri i Feros ishte përmendur në mesin e personazheve që aludohej se mund të bëheshin pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”, por me reagimin e tij të fundit, reperi ka sqaruar se nuk do të jetë konkurrent në këtë edicion.

Ndërkohë, sezoni i pestë i formatit pritet të nisë më 30 tetor, ndërsa interesi i publikut vazhdon të jetë i përqendruar te emrat që do të hyjnë në garë këtë vit.

Deri në nisjen e spektaklit, mbetet të shihet se cilët personazhe do të konfirmohen zyrtarisht si banorë të edicionit të ri.

 



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: S’ka ndalesa të gjata në pikat kufitare 9 August 2021
Nga dhjetori ndalohet qeset e plastikës, Nuredini: Qeset e biodegradueshme nga 15 den 4 October 2021
Maqedoni, prej sot paraqitje për vaksinim edhe nëpër shtëpi26 July 2021