Nga Rajoni
29 October 2026
Erion Veliaj, letër nga burgu i Fierit: Jam në izolim me tre vrasës serialë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ngritur pretendime për kushtet e qëndrimit në burgun e Fierit, ku thotë se është vendosur në izolim për 10 ditë dhe se ndodhet në të njëjtin korridor me tre persona të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje seriale.

Në një letër nga burgu, Veliaj thotë se është mbajtur në izolim pa ujë, pa dritare dhe pa kujdes mjekësor.

Ai gjithashtu shton se i është refuzuar ushqimi dhe se nuk i është dhënë asnjë arsye për transferimin dhe izolimin.

“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj.

Deklarimet e tij lidhen me kushtet e paraburgimit dhe mënyrën e transferimit në burgun e Fierit.



Të ndryshme
Më shumë
Mjekët shqiptarë që punojnë në Europë: Situatë shqetësuese, tregoni kujdes27 June 2020
Bujqit në Maqedoni kërkojnë miratimin e planit për ndryshimet klimatike 5 July 2021
Dardan Krivaqa paska pasur këtë familjar në polici, ajo ia paska mbyll të gjitha rastet! 7 September 2021