Nga Rajoni
27 June 2020
Mjekët shqiptarë që punojnë në Europë: Situatë shqetësuese, tregoni kujdes

Tre mjekë shqiptarë që punojnë në shtete të ndryshme të Europës i kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të tregojnë kujdes sepse në Shqipëri koronavirusi po shpërthen tani.

“Është shqetësuese, pasi rastet janë ngritur shigjetë. Nuk besoj se kjo është vala e dytë, por është vala e parë që po shpërthen tani. Popullata po shkujdeset. Është urgjente dhe gjendja është alarmante

Flasim për një vend me 2 milionë e 900 mijë persona dhe kemi 76 persona të shtruar. 15 janë në kujdes intensiv. Ju bëj thirrje si mjeke, si qytetarë, të bëjmë kujdes.

Nuk ishim në pandemi në muajin mars kur ishim të mbyllur, por tani.” – tha Valbona Selimaj, mjeke që jeton dhe punon në Bruksel, për News24.



Të ndryshme
Më shumë
Gjermania ngre dyshime mbi rolin e Trump në paqen në Ukrainë: Sulmet ruse pas telefonatës me Putinin nxisin shqetësime të reja 4 July 2025
Prokuroria me detaje për vdekjen e 42-vjeçarit nga Tetova25 November 2025
“Shumë fëlliqësira qenka në këtë industri”, reperi i njohur reagon ndaj Encës për klipin e ri30 June 2021