Nga Vendi
29 October 2026
Gashi për zgjedhjet në Bërvenicë: Uroj të fitojë më i miri, pa dallime partiake apo etnike

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka folur për zgjedhjet në Bërvenicë të cilat do të mbahen më 1 nëntor dhe në të cilat në garë janë kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe ai i AKI-së.

Gashi tha se nuk duhet të bëhen dallime etnike apo partiake në zgjedhjet lokale, pasi siç tha, qytetarët kanë nevojë për zgjidhje të problemeve esenciale.

"Uroj që t'i tejkalojmë këto provincionalizma dhe të ndahemi etnikisht, sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhje lokale. Për fat të keq ende jemi në fazë ku te partitë politike në zgjedhje, shpesh mbisundon elementi etnik se për kë duhet të votohet. Kur bëhet fjalë për zgjedhje lokale dhe kur qytetarët kanë nevojë të zgjedhin probleme esenciale, duhet të fokusohen te programi dhe kandidati më i mirë".

"Mendoj se duhet të ngritët kultura politike, por fatkeqësisht ende nuk jemi në këtë nivel. Uroj të fitoj më i miri dhe ai që u shërben të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë partiake, etnike apo religjioze", tha Gashi.



Të ndryshme
Më shumë
Deri në fund të muajit dihen drejtuesit e gjitha institucionet10 September 2020
Kaltrina Zekolli Shaqiri, provimi i jurisprudencës do të jepet në shqip24 April 2026
Gjërat që nuk duhet t’i derdhni kurrë në lavaman 6 July 2021