Nga Rajoni
29 October 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, suspendohet tërë sturktura komanduese e Policisë në Pejë, përfshirë Faruk Muqollin

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar 11 zyrtarë policorë në kuadër të zhvillimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se msat përfshijnë zyrtarë të niveleve të ndryshme të strukturës policore në rajonin e Pejës, përfshirë drejtorin rajonal, Agron Hasanaj komandantin e Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj dhe shefat e hetimeve, përfshirë edhe hetuesin Faruk Muqolli.

Suspendimet lidhen me trajtimin e raportimeve të Arlinda Zekajt nga institucionet policore, para se ajo të vritej më 25 tetor.

Vrasja e Arlinda Zekajt ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, veçanërisht pas raportimeve se ajo kishte kërkuar ndihmë dhe mbrojtje institucionale para se të vritej.

Më 22 tetor, tri ditë para vrasjes, Zekaj kishte paraqitur një shkresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, në të cilën kishte shprehur shqetësimin për sigurinë e saj dhe kishte kërkuar ndërhyrje urgjente.

Këto zhvillime kanë nxitur kërkesa për hetim të plotë të rrethanave të rastit dhe për të përcaktuar nëse institucionet përgjegjëse i kanë trajtuar me seriozitet paralajmërimet dhe kërkesat e viktimës.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur veprimet hetimore për të verifikuar mënyrën se si zyrtarët policorë i kanë trajtuar raportimet e Arlinda Zekajt, përfshirë pranimin dhe regjistrimin e tyre, komunikimin me viktimën, kohën e reagimit dhe veprimet ose mosveprimet e mundshme të zyrtarëve.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, e cila e kishte trajtuar rastin e Zekajt. Për të dyja janë iniciuar procedura disiplinore. Ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë është caktuar Valbona Disha-Haxhosaj.

 



Të ndryshme
Më shumë
Pasi Maqedonia e vendosi në "stop-listë", Azgan Haklaj takon ambasadorin, Denion Meidani28 September 2026
MPB paralajmëron për mashtrimet me “Safe City”: Mos hapni linqet e dyshimta11 August 2026
Lëndët ndaj Sasho Mijallkovit, pa epilog gjyqësor24 August 2020