Nga Rajoni
30 October 2026
Presidentja Justina Shiroka-Pula s'komenton nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula nuk i është përgjigjur pyetjes së KosovaPress-it nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

E pyetur për përgjegjësinë e institucioneve në këtë rast, Shiroka-Pula nuk dha koment.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili dyshohet se e sulmoi me sëpatë.

Viktima u vra pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj, e shoqëruar nga Policia e Kosovës. Ajo kishte raportuar më parë dhunë në familje nga bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj.

Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet, ndërsa ndaj bashkëshortit të saj ishte ngritur aktakuzë për kanosje.

I dyshuari për vrasjen u arrestua më 27 tetor.

Rasti ka nxitur reagime dhe protesta, përmes të cilave është kërkuar llogaridhënie institucionale për trajtimin e paralajmërimeve dhe kërkesave të viktimës për mbrojtje. /Kp/



Të ndryshme
Më shumë
Mesazhe shprese dhe besimi në Pashkë, besimtarët ortodoksë kremtojnë Ringjalljen e Krishtit12 April 2026
Kurti viziton familjet e “Grupit të Intelektualëve”: Serbisë t’i bëhet trysni ndërkombëtare11 October 2026
Kadaj-Bujupi për Bregoviqin: S’ka çka lypë në Shqipëri, figura e tij është e papranueshme13 August 2021