ShowBiz
31 October 2026
Liki, pak para hyrjes në “BBVK”, e pranoi publikisht orientimin e saj seksual

Arlinda Morina, e njohur si Liki, ka qenë së fundmi mjaft aktive në intervista dhe paraqitje mediatike.

Regjisorja ka bërë disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen, ndërsa njëra prej tyre lidhet me orientimin e saj seksual.

Në një intervistë të dhënë për Shpend Lipën, pak kohë para hyrjes në “Big Brother VIP Kosova”, Arlinda foli hapur për këtë pjesë të jetës së saj dhe tregoi se është lesbike. Ajo u shpreh gjithashtu se ndihet me fat që e ka njohur veten.

Liki tashmë është bërë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, ku është banorja e parë që i është bashkuar këtij edicioni./Kosovarja



Të ndryshme
Më shumë
Rama: Në testin PISA, Shqipëria në krye të rajonit në arsimit parauniversitar 9 September 2026
Vuçiqi e komenton ‘kushtin’ e Kurtit për marrëveshjen finale: Ai po del me kërkesa ekstreme28 June 2021
Edhe në Gostivar u protestua kundër digjitalizimit të librave15 May 2021