Nga Rajoni
9 September 2026
Rama: Në testin PISA, Shqipëria në krye të rajonit në arsimit parauniversitar

Kryeministri, Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në krye të rajonit në arsimin parauniversitar.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se në testin PISA 2025 nxënësit tanë janë ngjitur 65 pikë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim.

“Reformimi i sistemit, transformimi i infrastrukturës, edukimi në vazhdim i mësuesve, Shkolla e Drejtorëve e me radhë punët e mira pa zhurmë të këtyre viteve, po japin fryte kuptimplota. Urime nxënësve, mësuesve, prindërve, ministrisë së arsimit”, ka shkruar Rama.



Të ndryshme
Më shumë
Albatrit Muçiqi hoqi 18 kilogramë për gjashtë muaj28 June 2021
Skandal i ri në qeverinë socialiste, zyrtari dorëhiqet pas akuzave për ngacmim seksual 5 July 2025
30 vite pritje – Liverpool shpallet kampion për herë të parë në Premierligë27 June 2020