Nga Rajoni
31 October 2026
Erjon Vishkulli reagon nga spitali, tregon se po përballet me një tjetër sfidë

Erjon Vishkulli ka bërë një reagim nga spitali në Romë, ku ndodhet pas lëndimit në sy gjatë protestave të mbajtura në Tiranë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se krahas dhimbjes së përjetuar, po përballet edhe me një tjetër sfidë të rëndësishme që lidhet me shikimin.

“Në këto momente të vështira të jetës sime, ku pas një dhimbjeje të madhe po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme për shikimin e syrit”, ka shkruar ai, duke ndarë shqetësimin për gjendjen e tij shëndetësore.

Në të njëjtin postim, ai ka shprehur mirënjohjen për familjarët, miqtë dhe shqiptarët nga e gjithë bota, të cilët i kanë qëndruar pranë me mesazhe, telefonata dhe lutje.

“Ju më treguat se nuk jam vetëm”, ka shkruar ai, duke theksuar se mbështetja e marrë i ka dhënë forcë dhe shpresë për të vazhduar përpara.

Në fund, ai ka falënderuar të gjithë për solidaritetin, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “U shtofshin shqiptarët e mirë”. /Prive By LS



Të ndryshme
Më shumë
Bregoviq u përshëndet me Korçën me këngën “Kallashinkov”23 August 2021
Atentat me dy viktima në Balldre të Lezhës, policia nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes26 April 2026
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, kërcënimet e Iranit rrisin çmimet globale të energjisë 3 March 2026