Nga Rajoni
26 April 2026
Atentat me dy viktima në Balldre të Lezhës, policia nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar të dielën në fshatin Balldre të Lezhës, ku një automjet tip “Audi” është qëlluar gjatë lëvizjes, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Sipas të dhënave paraprake, viktima kanë mbetur shtetasi K. M. dhe bashkëshortja e tij G. M., të cilët udhëtonin me automjetin që u sulmua në rrugën Balldren–Torrovicë. Dyshohet se autorët janë larguar nga vendngjarja në drejtim të Shkodrës pas atentatit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorëve të krimit. Autoritetet kanë konfirmuar se po vijojnë kontrollet në zonë dhe hetimet janë në fazë intensive.

Ngjarja ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të së kaluarës penale të një prej viktimave, i cili ishte përmendur më herët në një proces gjyqësor të lidhur me një vrasje të ndodhur në vitin 2016, çështje e cila kishte kaluar edhe në shkallët më të larta të drejtësisë.



Të ndryshme
Më shumë
Haziri: Albin Kurti t’i përvjelë mëngët, Kosova nuk duhet të dalë humbëse në dialog16 June 2021
Pesë viiktima dhe 102 raste të reja me Koronavirus në Maqedoni28 July 2020
Haradinaj: Qeveria e Kosovës po tallet me misionet diplomatike të vendit në botë31 August 2021