ShowBiz
1 November 2026
"Thonë që ju ka marrë malli", Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Një postim i moderatorit Ledion Liço në Instagram ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve, duke shtuar dyshimet se përgatitjet për sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania” mund të kenë nisur.

Liço ka publikuar një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin: “Thonë që ju ka marrë malli…”, një mesazh që nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku.

Menjëherë pas publikimit, ndjekësit kanë vërshuar në komente, duke shprehur padurimin për ta parë sërish moderatorin në ekran. Një pjesë e tyre e kanë interpretuar këtë postim si një sinjal të mundshëm për rikthimin e formatit të njohur televiziv.

Megjithatë, moderatori nuk ka zbuluar ende se çfarë fshihet pas këtij mesazhi, duke e lënë publikun të hamendësojë nëse bëhet fjalë për një paralajmërim të sezonit të ardhshëm të BBVA-së apo për diçka tjetër.

Mbetet të shihet nëse ky është sinjali i parë për rikthimin e “Big Brother VIP Albania”, një prej formateve që vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe nga publiku. 



Të ndryshme
Më shumë
Subjektet politike serbe në Kosovë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, synojnë një alternativë të re politike16 March 2026
Trump: Grenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së, bisedimet me NATO-n vazhdojnë17 January 2026
Protestat në Shqipëri në fokusin e mediave zvicerane: A mund të bashkohen protestat studentore me Revolucionin e Flamingove?15 October 2026