Nga Rajoni
2 November 2026
Mbi 1 mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda 9 muajve, korriku prin me raste

Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 74 raste të shkurorëzimeve në vend.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i shkurorëzimeve ka pasur luhatje nga muaji në muaj. Vetëm në muajin janar janë regjistruar 88 raste, ndërsa në shkurt ky numër është rritur në 135.

Në mars janë regjistruar 111 shkurorëzime, në prill po ashtu 111, ndërsa në maj 117 raste. Gjatë qershorit janë regjistruar 114 shkurorëzime.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në korrik, me 168 shkurorëzime. Në gusht ky numër ka rënë në 97, ndërsa në shtator janë regjistruar 133 raste.

Sipas këtyre statistikave, korriku ishte muaji me më së shumti shkurorëzime gjatë nëntë muajve të parë të vitit, ndërsa janari kishte numrin më të ulët.



Të ndryshme
Më shumë
Petrit Malaj: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, urë lidhëse mes dy vendeve 9 October 2026
Mickoski: Studentët kanë të drejtë të japin provimin e jurisprudencës në shqip 8 February 2026
A mendoni se e ka tepruar me ndërhyrje Arta Bajrami?16 June 2021