ShowBiz
3 November 2026
‘Kam qenë e re’, emri i saj iu përmend në historinë e Jonës, flet Doresa

Ditët e fundit, rrjetet sociale janë përfshirë nga diskutimet lidhur me disa komente fyese dhe pretendime për bullizim ndaj vajzave të ndryshme.

Sipas materialeve që po shpërndahen, komentet dyshohet se janë shkruar në një grup të mbyllur në Facebook, ku Jona Krasniqi, banore e Big Brother VIP Kosova 5, kishte treguar se ishte administratore së bashku me disa shoqe të saj.

Në mesin e vajzave që pretendohet se janë përmendur në këto diskutime janë edhe Leonita Xhaka, Doresa dhe Valdrina, bashkëshortja e banorit Valdet.

Pas reagimeve të shumta, në llogarinë e Jonës në Instagram u publikua një sqarim, ku thuhej se grupi ishte krijuar para më shumë se dhjetë vjetësh për diskutime rreth pozitës së gruas dhe sfidave në të cilat ato përballen në shoqëri.

Ndërkohë, në gjithë këtë situatë ka reaguar edhe Doresa, e cila ka publikuar një video në Instagram Story, ku shihet dukshëm e prekur dhe në lot.

Krahas videos, ajo ka ndarë një shkrim emocional në gjuhën gjermane, përmes të cilit ka treguar se kjo situatë i ka rikthyer kujtime dhe ndjenja të dhimbshme nga e kaluara.

Në atë reagim, Doresa ka shkruar:

“Vetëm njerëzit që janë bullizuar vërtet në jetë e kuptojnë këtë dhimbje… I kam përjetuar këto gjëra që kur kam qenë e re dhe kjo më ka bërë të dyshoj në veten time. Prej tri ditësh, e gjithë kjo e kaluar po më rikthehet dhe nuk po di më si t’i përballoj ndjenjat e mia. Por mesazhet tuaja po më japin shumë forcë!”

Reagimi i saj është shoqëruar me shumë mesazhe mbështetëse nga ndjekësit, të cilët i kanë shprehur solidaritetin dhe i kanë dhënë kurajë në këtë periudhë. /Prive By LS

‘Kam qenë e re’, emri i saj iu përmend në historinë e Jonës, flet Doresa



Të ndryshme
Më shumë
Aleanca për Shqiptarët Nderon 100 Gra për Kontributin e Tyre Profesional10 March 2026
Danillovski: Pritet rritje e infektimeve me coronavirus 8 July 2021
Pamje: I biri e bën horë ministren në Zoom, shfaq karotën me formë “interesante”31 August 2021