ShowBiz
6 November 2026
Ardit Gjebrea pas daljes nga SPAK-u tregon pse u intervistua nga institucioni

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka dalë pas rreth orësh e gjysmë qëndrimi në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit e korrupsionit.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga organi i akuzës, Gjebrea tha se është pyetur si person në dijeni për një çështje që është sekret hetimor, raporton A2 CNN.

“Isha dëshmitar si person në dijeni për çështje që është sekret hetimor. Prokurorët u treguan shumë miqësorë, i ftova në programin tim”, deklaroi Gjebrea, pas daljes nga SPAK, ku konfirmoi se kjo ishte hera e parë që thirrej në këtë institucion.

Detaje të reja nuk janë bërë të ditur lidhur me rastin dhe për arsyet konkrete që çuan në paraqitjen e tij në SPAK.

Ardit Gjebrea është një moderator dhe këngëtar dhe ka një karrierë të bujshme në botën e televizionit.



Të ndryshme
Më shumë
Pagat në Zvicër pritet të rriten vetëm 1 për qind në vitin 2027 3 November 2026
Vuçiq para deputetëve serbë: Me Kosovën duhet të arrijmë një zgjidhje kompromisi22 June 2021
“Formacioni i Vitit 2025” Një ndërthurje mes Kundërshtarësh15 December 2025