Nga Vendi
7 November 2026
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta

Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar nivel të pesticideve mbi kufijtë e lejuar. Ngarkesa fillimisht ishte eksportuar në Bullgari, por autoritetet atje nuk e lejuan hyrjen e saj në tregun evropian dhe e kthyen në Maqedoninë e Veriut.

Pas kthimit, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë mori mostra të reja, të cilat u analizuan në Laboratorin Shtetëror Fitosanitar në Shkup.

Edhe rezultatet e këtyre analizave konfirmuan tejkalimin e niveleve të lejuara të pesticideve. Për këtë arsye, e gjithë ngarkesa është vulosur dhe është urdhëruar asgjësimi i saj, për të parandaluar që këto produkte të përfundojnë në treg dhe në tryezat e qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Komuna e Strugës kërkon që viti i ri shkollor të shtyhet për më 20 shtator31 August 2021
Këngëtari amerikan mbante veshur një bluzë me mesazhin "Liri për Palestinën" në stadiumin ku Macklemore u ndalua të performonte 3 October 2026
Publikohet video gjatë arrestimit të Fjolla Morinës19 July 2021