Nga Vendi
31 August 2021
Komuna e Strugës kërkon që viti i ri shkollor të shtyhet për më 20 shtator

Për shkak të gjendjes së keqe epidemiologjike dhe rritjes së numrit të pacientëve me koronavirus, komuna e Strugës këtë pasdite kërkoi që fillimi i vitit shkollor në këtë komunë të shtyhet. Në vend që të fillojë më 1 shtator, ata kërkojnë që mësimi të shtyhet për më 20 Shtator.

Kjo vjen pas përfundimit të sotëm nga takimi i autoriteteve vendore me institucionet shëndetësore dhe përfaqësuesit e shkollave, ku u theksua se situata me virusin është më serioze se një vit më parë.

Për këtë qëllim, kërkesa për shtyrjen e fillimit të mësimit iu dorëzua Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit të Sëmundjeve Infektive.



Të ndryshme
Më shumë
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat30 September 2026
Qendra “Abdilaqim Ademi” pjesë e diskutimit për forcimin e qendrave hulumtuese dhe analitike22 September 2026
A ju kujtohet këngëtarja Valentina Rama? Ja si duket ajo sot... 22 July 2021