Nga Vendi
9 November 2026
LSH: Propozimi i Qeverisë për jurisprudencën e barazon shqipen me gjuhët e huaja dhe minoritetet

Nëse deri sot Gjuha Shqipe ishte një gjuhë autoktone dhe zyrtare me ligj, por e ndaluar në përdorim, prej sot me propozimin e Qeverisë ajo bëhet një gjuhë e huaj ose gjuhë e minoriteteve, thuhet në reagimin e Lidhjes Shqiptare të Ziadin Selës.

"Me propozimin e Qeverisë për provimin e jurisprudencës, ku parashihet që pjesa teorike të jepet në gjuhën e studimeve, përfshirë edhe gjuhën angleze dhe turke, ndërsa pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase, betonohet projekti i VMRO-DPMNE-së për devalvimin e gjuhës shqipe.

Kjo politikë ka për qëllim që shqiptarët t'i bëjë të huaj, turist në vendin e vetë, ndërsa pasojat e këtij propozimi do të reflektohen edhe në sfera të tjera.

Shqiptarët janë bashkësia e dytë etnike në vend, andaj edhe Gjuha Shqipe duhet të jetë gjuhë e dytë zyrtare, ashtu siç parasheh Kushtetuta dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve në fuqi.

Çdo zgjidhje tjetër si kjo e propozuar nga Qeveria do të ishte antikushtetuese, antiligjore dhe degraduese për shqiptarët, si popull mbi 30% nga popullsia e përgjithshme", thonë nga LSH.



Të ndryshme
Më shumë
Borissov: Pakica bullgare duhet të jetë pjesë Kushtetutës së RMV-së28 October 2021
Mediat në Beograd: Rama sulmoi Serbinë në Prishtinë27 September 2021
Trump akuzon Twitter-in për ndërhyrje zgjedhore, e kërcënon me mbyllje28 May 2020