Nga Vendi
24 August 2020
Sindikata Policore e Maqedonisë dhuroi gjak në Dibër

Nën organizimin e Sindikatës Policore të Maqedonisë, në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq dhe Institutit të Transfuziologjisë, sot në Dibër u organizua aksion i dhurimit të gjakut.

Policët e Dibrës dhuruan gjak, duke vërtetuar kështu edhe njerëzinë e tyre, sidomos në këtë periudhë pandemie.

Me këtë rast, Marjan Kicev, kryetar i Sindikatës tha se aksione të këtilla do të organizohen edhe në qytetet tjera të vendit.

Adrian Telqiu, Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Sindikatës tha se përpos gjakdhënies, ata janë të përfshirë edh enë aktivitete tjera, duke shpërndarë maska mbrojtëse dhe mjete dezinfektimi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Tre deputetë bëhen kryetarë komunash, Kuvendi duhet të konstatojë ndërprerjen e mandateve 3 November 2025
Kreu i PDSH-së Thaçi synon postin e zëvendëskryeministrit në Maqedoni24 June 2020
Pas humbjes së babait, Vlora Jashari përjeton një moment të madh krenarie: bashkëshorti i saj Denisi gradohet oficer në FSK 3 July 2026