Nga Vendi
25 August 2020
Galeria e Arteve Pamore blen 6 piktura nga piktori tetovar z. Nevzat Bejtuli-Kica | FOTO

 

 

Instituti Nacional Galeria e Arteve Pamore në Tetovë, që nga themelimi i saj në vitin 2007, ajo përmes organizimit të evenimenteve të ndryshme qofshin ato ekspozita kolektive apo individuale, projekte dhe organizime tradicionale kombëtare e ndërkombëtare, që kontribuan dhe kontribojnë për pasurimin e jetës kulturore, padyshim u kujdes që të pasuroj edhe fondin e saj të veprave artistike.

Galeria jonë si një institucion kulturor ku prezentohet arti pamor, ka për qëllim mbledhjen dhe ruajtjen e veprave më me vlerë të cilat selektohen dhe depozitohen.

Afirmimi dhe vlerësimi i artistëve lokal është një detyrë dhe qëllim par?sor i Galerise sonë e cila ka qenë gjithmonë dhe do t? jetë e gatshme të përkrah, ndihmojë dhe bashkëpunoj me të gjithë ata të cilët gjithashtu kontribojnë në sferën e artit pamor.

Këtë vit Galeria e Arteve Pamore vendosi të blej 6 piktura me vlerë të artistit, piktorit dhe profesorit të nderuar z. Nevzat Bejtuli-Kica.

Dje në hapsirat e zyrave të Galerise së Arteve në Tetovë u bë pranim – dorëzimi i 6 pikturave me tema të ndryshme.

Veprat do të jenë pjesë e fondit të veprave më me vlerë të Galerisë sonë, duke shpresuar që në të ardhmen të vazhdojmë të risim numrin e veprave artistike. / Tetova Expres /



Të ndryshme
Më shumë
“E kam dashur”, Donaldi flet pa dorashka për marrëdhënien me Bora Zemanin19 October 2021
Flet Dardan Krivaqa që vrau mizorisht 18 vjeçaren! Dyshoja se më tradhëtonte me... 24 August 2021
Klisman Cake largohet nga Shkëndija pas katër vitesh10 January 2026