ShowBiz
12 November 2026
Nichi e sfidon hapur Fuegon: Ta thirri Feron?

Një tjetër përplasje mes reperëve Nichi dhe Fuego ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku kësaj radhe në debat është përfshirë edhe emri i reperit Fero.

Gjatë një diskutimi, Nichi e ka provokuar drejtpërdrejt Fuegon, duke i përmendur raportet e dikurshme me Feron dhe duke pretenduar se ky i fundit e kishte fshirë një diss për t'u pajtuar me të, por pajtimi nuk kishte ndodhur.

“Mos e thirr Feron, shuj se ta thirri Feron. E ka fshirë diss-in që të pajtohet me Feron, por nuk është pajtuar ai. I dobët je”, i tha Nichi

Fuego nuk ka qëndruar i heshtur, por i është kundërpërgjigjur duke e sfiduar Nichin që të bashkohet me Feron për të shkruar një tekst muzikor.

“Bëhuni bashkë, ju bashkë edhe një tekst s'mundeni me shkru. Për këtë sport nuk ki më baba. Ty edhe atë në krah i mbaj, të dyve bashkë. Eja provoje”, ia ktheu Fuego.

Përmendja e Feros nuk është e rastësishme, pasi ai dhe Fuego dikur kanë qenë pjesë e të njëjtit label, por më vonë raportet mes tyre janë prishur.

Kjo nuk është hera e parë që dy reperët përplasen brenda shtëpisë, pasi edhe ditëve të kaluara kanë shkëmbyer kritika dhe akuza për njëri-tjetrin. 



Të ndryshme
Më shumë
“Atje ku shkel shqiptari, nuk rritet bari”- gjuhë e urrejtjes kundër shqiptarëve në natën e fatkeqësisë në Tetovë 9 September 2021
Osmani: “Çairi mban barrën e historisë, qytetarët e kanë kuptuar përgjegjësinë e tyre”19 October 2025
Trump paralajmëron fundin e luftës në Ukrainë: Jemi më afër paqes se kurrë22 October 2026