Nga Vendi
9 September 2021
“Atje ku shkel shqiptari, nuk rritet bari”- gjuhë e urrejtjes kundër shqiptarëve në natën e fatkeqësisë në Tetovë

Në rrjetet sociale po shpërndahet një fotografi në të cilën është kapur një koment i një personi me emrin Gjorge Uzunov i cili në mënyrë të neveritshme nxit urrejtje ndaj shqiptarëve në këtë natë të kësaj fatkeqësie të madhe që kaploi qytetin e Tetovës, informon Gazeta Populli.

Ai në një video në të cilën shifet spitali modular në Tetovë i përfshirë nga flakët, ka shkruar: “Atje ku shkel shqiptari, nuk rritet bari” duke u tallur kështu me fatkeqësinë që goditi Tetovarët mbrëmjen e sotme.

Ftojmë institucionet përkatëse që të marrin masa dhe të ndëshkohet personi në fjalë./Gazetapopulli.net



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 78-të dhe 79-të15 June 2021
Dënime për 461 persona pa maska, MPB-ja me apel për respektim të masave 2 July 2020
Sanchez kërkon mbledhje urgjente të BE-së për krizën e emigracionit në Ceuta 1 August 2026