Nga Vendi
12 November 2026
VLEN: Ali Ahmeti të japë dorëheqje, ministrat e BDI-së sollën projekte serbe në Maqedoni

Blerim Sejdiu nga VLEN sot në konferencë për shtyp tha se BDI-ja ka qenë arsyeja për hyrjen e projekteve serbe në Maqedoni. Ai përmendi Alta Bankën, Daka Davidoviqin, MTel-in si dhe projekte tjera, që sipas VLEN-it, me mbështetje të BDI-së kanë hyrë në Maqedoni.

Sejdiu i bëri thirrje kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

"Ministrat e BDI-së kanë propozuar dhe mbështetur vendime që mundësuan bashkëpunimin ndërmjet shtetit dhe Alta Bankës nga Beogradi. Daka Davidoviq në Tetovë. Operatori MTel. Ballkani i Hapur, projekt i Vuçiqit. Ali Ahmeti ishte përkrahësi më i zëshëm i këtij projekti. Tenderi i dështuar i Lotarisë Shtetërore, i cili ishte i drejtuar drejt kompanive serbe dhe malazeze. Takimet me funksionarët serb gjatë kohës kur Bujar Osmani ishte ministër. Nga kjo krijohet një pasqyrë e lidhjeve të vazhdueshme politike dhe afariste që meritojnë vëmendje institucionale dhe politike".

"Ali Ahmeti duhet të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të BDI-së dhe të tërhiqet përfundimisht nga politika. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të BDI-së, por edhe faktorëve politikë që bashkëpunojnë me këtë udhëheqësi, të distancohen nga ky turp", tha Sejdiu.

Ndryshe, Alta Banka ka shkaktuar reagime në mes pushtetit dhe opozitës, të cilat e akuzojnë njëra-tjetrën se e kanë sjellë këtë bankë në Maqedoninë e Veriut.



Të ndryshme
Më shumë
Rama për CNN: Do të strehojmë rreth 4,000 afganë në Shqipëri26 August 2021
Restoranti në Gjermani realizon statujën prej dylli të Angela Merkel, kushton plot 10 mijë euro14 September 2021
Rrëfime tronditëse nga fronti në Ukrainë, ish ushtarët rusë flasin për ekzekutime dhe tortura24 February 2026