Nga Vendi
25 August 2020
Maqedoni, nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të tretë do të mësojnë nëpër shkolla

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se rekomandimi i tyre është që fëmijët e klasës së parë, dytë dhe të tretë fizikisht të marrin pjesë në vitin e ri mësimor.

“Gjatë pushimit të mos mund të dilet nga klasa, ndërsa mësimi të fillojë në distancë kohore prej 10 minutash mes tre klasave”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe në intervistën e tij për TV Sitel theksoi se tashmë janë përgatitur protokollet që bazohen për parandalim nga sëmundja dhe kjo është mbajtja e maskave, mbajtja e largësisë trupore dhe larja dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve.

“Ka shumë kërkesa dhe mendime dhe shumë dilema, po ndjekim dhe shohim shumë përvoja nga shumë vende në botë, por ne vendosim dhe kështu duhet të jetë. Prioriteti ynë mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, ashtu siç ishte deri tani me vendosjen e masave”, tha Filipçe.

Sipas tij, rekomandimi kryesor është që fizikisht të jenë të pranishëm fëmijët e klasës së parë, të dytë dhe të tretë, me qëllim që të ulet numri i fëmijëve që do të merrnin pjesë në shkolla.

“Rekomandimi është që të mos dalin nga klasa gjatë pushimeve dhe këto tre kloasa të fillojnë me kohë të ndryshme, përkatësisht distanca kohore të jetë 10 minuta në mënyrë që mos takohen në hyrje, apo në fund të orëve”, tha mes tjerash Filipçe./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
SHBA-ja do të sjellë në Kosovë mbi 700 mijë doza të vaksinës, bën thirrje për vaksinim23 August 2021
Masa të forta sigurie, dalin para gjykatës 3 të arrestuarit pas vrasjes së gjyqtarit 9 October 2025
“Pushtojnë” bregdetin shqiptar, “Blic” thirrje serbëve: Blini masivisht prona, janë shumë lirë! 9 August 2021