Nga Rajoni
14 November 2026
“Nga qelia ku më kanë kyçur vetëm trupin”, “PS është më e madhe se kryetari”, Veliaj mesazh socialistëve para Asamblesë: Kërkoj mocion mosbesimi ndaj Ramës

Partia Socialiste zhvillon sot Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit, ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur t’u drejtohet me një mesazh të gjatë anëtarëve të këtij forumi, duke bërë publike letrën që ka shkruar nga burgu i Fierit.

Veliaj, i cili ndodhet prej 21 muajsh në paraburgim, kishte kërkuar të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Asamblesë, e cila nis në orën 10:30 dhe zhvillohet pas afro nëntë muajsh nga hera e fundit, por kërkesa e tij nuk është miratuar nga autoritetet.

Në këto kushte, ai ka vendosur që qëndrimin e tij t’ua përcjellë socialistëve përmes një mesazhi të dërguar në telefonat e anëtarëve të Asamblesë.

Letra përmban gjithashtu akuza për ndërhyrje politike në çështjen e tij, kritika për funksionimin e institucioneve të partisë dhe thirrje për më shumë demokraci të brendshme, debat dhe llogaridhënie.

Lexoni letrën e plotë këtu:

 



Të ndryshme
Më shumë
Pas ndarjes, Klodi ‘thumbon’ Elijonën?23 September 2026
Juventusi mund ta sakrifikojë Zhegrovën për një ish-lojtar të Interit 9 September 2026
Fotografia e katërshes së UÇK-së shfaqet në Times Square14 September 2026