ShowBiz
17 November 2026
Pas shumë tentativash, Besi dhe Valira po bëhen prindër për herë të parë - aktori u rikthye në studion e BBVK-së për të kumtuar lajmin e madh

Një histori emocionuese ka prekur publikun e Big Brother VIP Kosova. Ish-banori i edicionit të dytë, Besi, dhe bashkëshortja e tij pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Ky lajm i gëzueshëm vjen pas shumë tentativash të çiftit për të pasur një fëmijë. Edhe vetë Besi, gjatë rrëfimit të tij në shtëpinë e BBVK-së, kishte treguar se ata kishin hasur vështirësi në këtë rrugëtim.

Asokohe, produksioni u kishte ofruar mundësinë për trajtim në një klinikë, në mënyrë që t'i ndihmonte në realizimin e ëndrrës së tyre për t'u bërë prindër.

Duke folur për këtë lajm të shumëpritur, Besi u shpreh: "Është një emocion shumë i veçantë dhe një gëzim kaq i madh që e kam pritur për një kohë të gjatë. Prej momentit që e kam marrë vesh këtë lajm, jam duke u ndier gjithë kohën falënderues."

Çifti madje ka ndarë edhe një video nga momenti kur është njoftuar se testi i shtatzënisë kishte rezultuar pozitiv.

Ndërkohë, Valira nuk ka mundur t'i mbajë lotët në studio, teksa po shikonte klipin që dokumentonte këtë lajm kaq të lumtur.



Të ndryshme
Më shumë
Macron: 15 shtete angazhohen për rifillimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit 8 April 2026
Gjykata në Prizren cakton paraburgim për 23 të dyshuar për manipulim zgjedhor dhe ryshfet25 January 2026
Kurti kujton masakrën e Krushës së Madhe, thirrje për drejtësi dhe kujtesë historike27 March 2026