ShowBiz
17 November 2026
E prekur nga veprimet e Nichit, Edita kërkoi të dalë nga shtëpia: E kam djalin me autizëm

Grimerja e njohur, Edita, është shprehur tejet e prekur nga disa prej veprimeve të banorit Nichi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Gjatë diskutimeve, ajo ka treguar se e ka djalin me zhvillim të vonshëm, ndërsa ka theksuar se disa nga gjestet e bëra nga Nichi në dhomën e gjumit e kanë lënduar emocionalisht, duke nënkuptuar se pikërisht gjestet mund të kenë qenë si një lloj përqeshje për djalin e saj.

Situata është bërë edhe më e ndjeshme gjatë spektaklit ‘Prime’, ku u diskutua pikërisht kjo çështje. Reagimi i Editës ishte mjaft emocional, aq sa ajo kërkoi të shkonte në dhomën e rrëfimit për të biseduar me moderatorin Alaudin Hamiti.

Gjatë bisedës, Edita shprehu vështirësinë që po përjetonte përballë kësaj situate, duke kërkuar madje edhe largimin nga shtëpia e BBVK-së.

“Nuk po muj, nuk po mundem”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se situata e kishte prekur thellë.

Reagimi i saj erdhi pas një diskutimi që duket se ka pasur ndikim të madh emocional tek ajo, ndërsa mbetet të shihet se si do të vazhdojë situata mes banorëve brenda shtëpisë.



Të ndryshme
Më shumë
Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës19 November 2026
Koci për kamarierët shqiptarë: Po u vjen era djersë, s’po mund as të hash ushqim29 June 2021
Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë, një person në pranga, një në kërkim!26 September 2026