ShowBiz
26 September 2026
Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë, një person në pranga, një në kërkim!

Policia zbardhi plagosjen e artistit nga Kosova Gjenk Karabeg, i njohur si “Leumasi”, pranë Zogut të Zi në Tiranë. Sajmir Pasmaciu u shpall në kërkim si autor i dyshuar, ndërsa një 20-vjeçar u arrestua për përfshirjen në konflikt. Në pranga përfundoi edhe vetë i plagosuri, pasi kërkohej nga autoritetet e Kosovës për drogë.

Këngëtari nga Kosova, Gjenk Karabeg, i njohur me emrin artistik “Leumasi”, është plagosur me armë zjarri një ditë më parë pranë “Zogut të Zi” në Tiranë.

Sipas Policisë, ngjarja nisi pas një konflikti në një lokal në rrugën “Hysni Gërbolli”, ku 54-vjeçari Sajmir Pasmaciu dyshohet se qëlloi me armë dhe e plagosi Karabegun në këmbë. Ai është shpallur në kërkim.

Për ngjarjen është arrestuar edhe 20-vjeçari Samuel Tahiraj, ndërsa dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në pranga ka përfunduar edhe vetë Karabegu, pasi gjatë verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës. Ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim për posedim të narkotikëve.

Policia ka sekuestruar një armë gjahu, një thikë, municion luftarak dhe disa fishekë.

Të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë gjyqësore.



Të ndryshme
Më shumë
Isa Mustafa: LDK-ja do të kthejë besimin e elektoratit me 17 tetor19 August 2021
Kishte nisur një marrëdhënie të re, 49-vjeçarja vritet me çekiç nga ish i dashuri21 October 2021
Burimit nga Zvicra ia shesin veturën e shtrenjtë 50 mijë euro, pa dijeninë e tij17 August 2021