Nga Rajoni
17 November 2026
Lutfi Haziri për vendimin e ri në Hagë: Europa e konsideron Kosovën të paaftë për të garantuar drejtësinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë përmes një postimi në Facebook.

Ai ka vënë në dukje lidhjen mes datës 17 nëntor 1994, të cilën e cilëson si ditën e lindjes së UÇK-së, dhe 17 nëntorit 2026, kur në Hagë u dha një tjetër vendim dënues lidhur me pengimin e drejtësisë.

Sipas Hazirit, krijimi i Dhomave të Specializuara erdhi si pasojë e pretendimeve për pengim të drejtësisë dhe ndikim te dëshmitarët.

Deputeti i LDK-së ka shprehur gjithashtu kritika ndaj perceptimit europian për Kosovën, duke deklaruar se vendi shihet si i paaftë për të menaxhuar politikat e brendshme dhe për të ofruar garanci për drejtësinë.

Postimi i Hazirit:

Ushtria me emërtimin UÇK lindi më 17 nëntor 1994, diku në Zvicër.

Pas 34 vitesh nga lindja e Ushtrisë Çlirimtare, më 17 nëntor 2026, në Hagë u dha një tjetër vendim dënues, si pasojë e pengimit të drejtësisë.

Haga dhe Dhomat e Specializuara u krijuan pikërisht për shkak të pengimit të drejtësisë dhe të dëshmitarëve.

Në të vërtetë, kjo nuk ka ndodhur, por ky është këndvështrimi europian për Republikën e Kosovës në administrimin e politikave të saj të brendshme, si një vend i paaftë dhe jo garantues!

 



Të ndryshme
Më shumë
Kjo pije pastron mushkëritë më shpejt se çdo gjë tjetër31 July 2020
Vrapçishti forcon bashkëpunimin me institucionet qendrore për projektet infrastrukturore21 July 2026
Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 198010 September 2026