Nga Rajoni
26 August 2020
Ngjarje e rëndë në Gramsh/ 2 fëmijëve u shpërthen granata në dorë, njëri ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Siman të Gramshit.

Burime nga policia thanë se 2 fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç në oborrin e banesës së shtetasit R.LL. kanë qenë duke luajtur me një granatë të vjetër e cila ka shpërthyer.

Për pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija 6 vjeçar me iniciale A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në spital i mituri tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave. ©LAPSI.al



Të ndryshme
Më shumë
A po rrezikohen marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri pas ‘Open Balkan’, flet Kusari-Lila 9 August 2021
Gruaja incizon veten në marrëdhënie me tjetrin live në veturë, burri e rrah rëndë29 September 2021
Doris Pack: Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat 2 July 2021