Nga Rajoni
18 November 2026
Erjon Vishkulli kthehet në Tiranë: Fjalët janë të mira për syrin, por siguri nuk kemi

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, është kthyer në kryeqytet pas tri javësh qëndrimi në Itali, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Në një intervistë për gazetaren e A2CNN, Ornela Joti, ai ka folur për gjendjen e tij shëndetësore dhe ecurinë e rikuperimit, duke theksuar se, pavarësisht sinjaleve pozitive, ende nuk ka siguri për shikimin.

“Për momentin fjalët janë të mira për syrin, por siguri nuk kemi. Presim ndërhyrjet edhe, shpresoj të bëhet më e mira. Kontrolli i fundit për syrin më dha shpresë, sepse ndieja dritë. Operacioni i radhës, që është kryesori, aty besoj do të shoh shenjat e para. Më 17 dhjetor kam kontrollin”, u shpreh Vishkulli.

Ai tregoi se pjesa e mbetur në sy ishte hequr që gjatë operacionit të parë në Itali, ndërsa e cilësoi këtë periudhë si të vështirë për të. Megjithatë, 28-vjeçari tha se mbështetja e miqve dhe qytetarëve i ka dhënë forcë për të përballuar situatën.

“Sa të kem shqiptarët, është motivi më i madh. Kam pasur këdo, miq, shokë, shqiptarë që kanë ardhur të më takojnë, mesazhe pa fund, telefonata, që më kanë dhënë motivim të madh”, tha ai.

I pyetur për ditën kur u dëmtua, Vishkulli u shpreh se nuk dëshiron ta kujtojë atë moment, ndërsa theksoi se nuk është penduar për pjesëmarrjen në protestë. “S’dua ta kujtoj atë ditë. Asnjë pendesë që mora pjesë”, përfundoi ai. /A2 CNN



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Ka fushatë të organizuar bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, nuk do të pranojmë kushte të reja26 June 2026
Deri në 31 vjet burg për Hashim Thaçin! Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë...12 October 2026
Sa për qind të territorit të Ukrainës kontrollon aktualisht Rusia?24 October 2026