Nga Vendi
26 June 2026
Mickoski: Ka fushatë të organizuar bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, nuk do të pranojmë kushte të reja

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se vendi po përballet me një fushatë të organizuar nga Bullgaria, e cila, sipas tij, synon të promovojë qëndrime të papranueshme përmes disa figurave politike në vend. Në një intervistë për MRT, ai tha se "pasionet e ulëta dhe fushata e organizuar janë të dukshme", duke shtuar se beson shumë pak te rastësitë në politikë. Duke folur për raportet me Bullgarinë, Mickoski akuzoi Sofjen se nuk po i përmbush obligimet ndërkombëtare, duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari. Sipas tij, "politika zhivkoviste që mohon identitetin maqedonas vazhdon edhe sot". Kryeministri theksoi gjithashtu se Bullgaria nuk heq dorë nga Protokollet 1 dhe 2 dhe se Shkupi nuk do të ndërmarrë ndryshime kushtetuese pa garanci për përfundimin e procesit drejt Bashkimit Evropian. "Nuk kemi ndërmend ta fillojmë këtë garë, kemi ndërmend ta përfundojmë", u shpreh Mickoski, duke shtuar se qeveria do të veprojë "me mençuri, taktikë dhe strategji" për të korrigjuar gabimet e së kaluarës.



Të ndryshme
Më shumë
Kasami i Besës e fillon fushatën nga Zajazi22 June 2020
Për herë të parë pas dy muajve dje nuk është regjistruar asnjë vd ekje nga COVID në Maqedoni22 July 2020
Majko përshëndet marrëveshjen për qeverisjen e re në Maqedoninë e Veriut19 August 2020