ShowBiz
19 November 2026
Anjeza surprizon me deklaratën për Sharrin: E dua me zemër

Anjeza është pyetur në dhomën e rrëfimit për raportin e saj me Sharrin, ndaj të cilit ka bërë shpesh batuta dhe ngacmime brenda shtëpisë.

Edhe pse ka treguar se jashtë ka një të dashur, përgjigjja e saj për Sharrin ka qenë disi surprizuese.

Ajo ka pranuar se e pëlqen, duke theksuar se mes tyre ekziston vetëm një shoqëri e mirë.

Anjeza u shpreh: Raporti im me Sharrin është një shoqëri shumë e mirë, bëjmë shumë hajgare. Sharri normal që më pëlqen se është shumë i bukur. Nuk e di a ekziston ndokush që nuk i pëlqen Sharri, por unë me të jemi vetëm shokë. Unë e ngacmoj sepse, nuk e di, kam qejf ta ngacmoj. E dua shumë, kështu, e du. Po ta pranoj, e dua me zemër.

Mbetet për t'u parë se si do të ndikojnë këto deklarata në marrëdhënien e Anjezës jashtë shtëpisë dhe në raportin e saj me Sharrin. 

 



Të ndryshme
Më shumë
Rrëfimi i Habib Mëziut, vëllait të Salihut, eshtrat e të cilit u identifikuan pas 27 vitesh: Është një plagë e hapur23 September 2026
Rrufeja vret bariun 46-vjeçar nga fshati Dorfuli 6 July 2020
BBVK5 po afron, Alaudini zbulon detajin e fundit nga prapaskenat 7 October 2026