ShowBiz
7 October 2026
BBVK5 po afron, Alaudini zbulon detajin e fundit nga prapaskenat

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” po afron, ndërsa përgatitjet për rikthimin e formatit në ekran tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Një sinjal i ri ka ardhur nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka ndarë një InstaStory përmes së cilës ka bërë të ditur se kanë përfunduar xhirimet e klipeve për edicionin e ri.

Ky zhvillim shton edhe më shumë pritshmëritë për nisjen e sezonit, ndërsa produksioni duket se po përmbyll një nga një përgatitjet para rikthimit të spektaklit.

Puna për Big Brother VIP Kosova 5 ka nisur prej muajsh. Në fund të gushtit, Alaudini kishte ndarë edhe një pamje nga përzgjedhja e kastit, duke i mbuluar me “blur” portretet e personazheve dhe duke e cilësuar atë si “kastin më të fuqishëm deri më sot”.

Megjithëse data e saktë e premierës ende nuk është bërë publike, përfundimi i xhirimeve të klipeve është një tjetër sinjal se Big Brother VIP Kosova 5 po i afrohet gjithnjë e më shumë ekranit.

Publiku tashmë pret të zbulojë jo vetëm datën e nisjes, por edhe kastin që do të hyjë në shtëpinë e famshme.

/Prive By Liberta Spahiu



Të ndryshme
Më shumë
Më 10 mars 2007 përfunduan pa marrëveshje bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë10 March 2026
Deklarata e Tiranës: Korridori VIII shpallet arterie strategjike për BE-në dhe sigurinë rajonale18 February 2026
Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në BE23 November 2026